Dy persona të maskuar ia demolojnë shtëpinë dhe ia vjedhin dy vetura një burri në Ferizaj
Një burrë ka raportuar se dy persona të maskuar kanë demoluar shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy vetura.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj dhe deri më tani nuk ka të arrestuar.
Raporti i plotë:
VJEDHJE E RËNDË /VJEDHJE E AUTOMJETEVE
Ferizaj / 23.10.2024 – 03:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të maskuar, kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij të cilën e kanë demoluar dhe po ashtu i kanë vjedhur dy automjete me targa vendore. Të dyshuarit me veturat e vjedhura janë larguar në drejtim të panjohur, rasti i nënshtrohet procedurave hetimore.