Dy javë para zgjedhjeve Kurti rrit edhe pagesat për nënat lehona: Nga ky muaj pagesa do të jetë 500 euro në muaj
Kryeministri ka bërë me dije se qeveria e tij nga ky moj do të rrit edhe pagesat mujore për nënat lehona.
Në mbledhje të qeverisë, ai ka bërë me dije se kjo pagesë do të jetë 500 euro.
“E super lajmi që dua të ndaj me ju sot është se nga ky muaj do t`i rrisim shtesat për lehona. Përderisa me qeveritë e kaluar shtesat për lehona ishin zero euro, thuajse ky shtetet nuk kishte nëna lehona, për herë të parë me qeverisjen tonë i nisem ato duke i paguar nga 170 euro për 6 muaj me radhë për lehona e papunë dhe 3 muaj për ato të punësuarat mbi pagesën që tashme e marrin sipas ligjit të punës”, ka thënë ai, duke treguar nivelin e rritjes.
“Nga 325.9 euro në muaj në 500 euro në muaj, sa paga minimale. Me fjaltë tjera nuk po e presim korrikun, por rritjen po e bëjmë qysh tani. Nga ky muaj e tutje secila nën lehonë do të përfitojë mbështetej mujore prej 500 në muaj”, ka thënë Kurti.