Durmishi i reagon Hotit për rrugën nga Gorenje deri në Graqanicë: Janë ndarë 2.5 milionë euro - NACIONALE

Durmishi i reagon Hotit për rrugën nga Gorenje deri në Graqanicë: Janë ndarë 2.5 milionë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti pas deklarimit të tij në Kuvendin e Kosovës së Qeveria nuk ka ndarë mjete buxhetore për rrugën nga objekti Gornje deri në Graçanicë.

Durmishi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Hoti ka gënyjer pasi që procedurat e prokurimit kanë filluar.

Ai ka thënë se për këtë rrugë janë ndarë 2.5 milionë euro.

Reagimi i tij:

Sapo gënjeu Avdullah Hoti

Tha se nuk është ndarë buxhet për rrugën nga Gorenje e deri në Graqanicë.

Për këtë rrugë kemi filluar procedurat e prokurimit dhe me 21 nëntor është hapja e ofertave. Gjithashtu në buxhetin që e kanë deputetët para vetës për këtë rrugë janë ndarë 2 milion e gjysmë euro.

Lajme të ngjashme