Dugolli i VV-së: Suksesi i policisë në Banjskë është fal vizionit dhe investimeve të bëra nga qeveria
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se suksesi i operacionit të fundit në veri është fal punës dhe investimeve të shumta si qeveri në Policinë e Kosovës.
Dugolli në RTV Dukagjini ka shtuar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ishte një nga ditët më të rrezikshme dhe sfiduese për Kosovën pas luftës.
Megjithatë, ai ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë reaguar shpejt dhe me sukses për të trajtuar këtë situatë tejet të kompleksuar.
“Ne në vazhdimësi kemi thënë që jemi duke punuar dhe falë vizionit dhe vendosmërisë investimeve shumë të mëdha që ka bërë qeveria, Ministri i Brendshëm në policinë e Kosovës në shtrirjen e një infrastrukturë së pari logjistike e pastaj edhe operacionale në atë pjesë, ka bërë që ky operacion të jetë i suksesshëm.” - ka thënë Dugolli.
“Ne kur kemi thënë që po ndërtojmë infrastrukturë, baza të policisë, të cilat iu kundërpërgjigjen me sukses tentativave për destabizlim të vendit, shumëkush e ka përqesh. Kjo domosdoshmërisht ka lidhje me suksesin e Policisë së Kosovës që e ka kryer në mënyrë profesionale një operacion shumë të komplikuar dhe të rrezikshëm që ka qenë.” - ka deklaruar ai.
