"Do t'i përgjigjet ftesës së autoriteteve serbe", Vuçiq mohon se Radojiçiq është i plagosur - NACIONALE

"Do t'i përgjigjet ftesës së autoriteteve serbe", Vuçiq mohon se Radojiçiq është i plagosur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë të transmetuar në Radio-Televizionin e Serbisë, presidenti serb, Vuçiq ka mohuar raportimet se Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, është i plagosur dhe po trajtohet në Spitalin Ushtarak të Beogradit.

Presidenti refuzoi të pranonte nëse Radojiçiq ishte pjesëmarrës në sulmet terroriste në Banjskë, ndërkohë që nuk u distancua aspak nga ai duke shtuar se “ai e konsideron veten luftëtar për liri, dhe kurrë nuk do të heqë dorë nga shokët e tij”.

Kur u pyet nëse Radojiçiq ishte pjesë e sulmit të organizuar terrorist në Banjskë, Vuçiq iu shmang pyetjes.

- Ai nuk u fsheh kurrë, ai patjetër do t'i përgjigjet thirrjes sonë. Jam i bindur se do të dëgjohet, është në territorin e Serbisë qendrore. Ai nuk është i plagosur, kjo është një tjetër nga gënjeshtrat e N1. Ai e konsideron veten luftëtar për liri, dhe kurrë nuk do të heqë dorë nga shokët e tij... Por do të duhet t'i përgjigjet disa pyetjeve - tha Vuçiq në temën Milan Radoiçiq.”, tha Vuçiq

Lajme të ngjashme