Duda Balje tregon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Vetëvendosjen - NACIONALE

Duda Balje tregon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Vetëvendosjen

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, e që bën pjesë në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes, Duda Balje, ka treguar edhe arsyen që ka çuar në prishjen e raporteve me VV-në.

Sipas saj, një konflikt në komisionin hetimor ka qenë faktor kyç. Në të tillë të parafundit, ajo ka votuar kundër një propozimi të VV-së dhe nuk kanë pasur mospajtime për këta eksperta.

Tutje ajo tha se ka mendim personal dhe se nuk e ndryshon atë.

“Kemi pasur një konflikt në komision hetimor. Në komisionin e parafundit unë kam votu kundër një propozimi të VV-së dhe nuk kemi pasur pajtime për këta eksperta. Unë kam mendimin tim dhe unë nuk ndryshoj vendimin. Ata vetë e kanë formu këtë komision hetimor dhe tash është keq sepse ata nuk e kanë shumicën në komision hetimor. Deputeti i Listës Srpska nuk vjen, unë kam votu kundër dhe ata janë veç me katër vota brenda”, tha ndër tjerash Balje në Debat Plus.

Lajme të ngjashme