Dua Lipa e mahnitur me Manifestën: Fton 18 milionë ndjekësit në Facebook të vizitojnë Kosovën
Super ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka shkruar për Manifestën 14 që po mbahet këtë vit në Prishtinë.
Tre herë fituesja e çmimit 'Grammy' e cila erdhi në Kosovë për të perfomuar në festivalin “Sunny Hill”, ka vizituar disa nga instalacionet e Manifestës në Prishtinë.
Ajo ka shkruar për këto ekspozita dhe instalacione artistike të cilat i ka quajtur të pabesueshme.
Tutje, Lipa u bëri thirrje të gjithë atyre që ende nuk i kanë vizituar këto instalacione ta bëjnë këtë.
“Dje shkova në #Manifestabiennial i cili aktualisht po mbahet në Prishtinë, Kosovë. Ka instalacione të pabesueshme arti dhe ekspozita publike në të gjithë qytetin, por veçanërisht në vende që kanë nevojë për pak dashuri dhe vitalitet. Ekspozita kryesore mbahet në The Grand Hotel i cili tani është pothuajse i braktisur me përjashtim të ngjarjeve të rastësishme private. Është një ekspozitë fantastike që pret artistë nga Kosova dhe nga e gjithë bota dhe ju bëj thirrje nëse nuk keni qenë ende ose po mendoni të shkoni, kjo është një MUST në listën tuaj të gjërave për të bërë në Prishtinë këtë verë!!”, shkroi Lipa në Facebook.
