Dren Kukaj thotë se Qeveria u tregua jodemokratike në seancën e sotme për Byronë
Aktivisti i Partisë Social-Demokrate, Dren Kukaj, ka bërë një koment në lidhje me kalimin në lexim të parë të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë.
Kukaj vlerëson se një gjë e tillë tashmë dëshmon tendencat jodemokratike të Qeverisë Kurti, dhe se qëllimi i Byrosë është te funksioni “politik”.
Qeveria në anën tjetër është zotuar se nuk do të ketë përndjekje politike, por edhe se vërejtjet e Komisionit ët Venedikut do të adresohen përmes komisionit parlamentar.
“Një pushtet demokratik do të ishte i aftë të merrte parasysh të gjithë këtë kritikë që i është bërë këtij ligji. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti tek ne. Votimi i këtij ligji në këtë përmbajtje dëshmon se pushteti me çdo kusht dëshiron të merr mbi supe kompetenca që nuk i takojnë.” – ka komentuar z. Kukaj.
Statusi i plotë: