Drejtori i Sevillas, Monchi: Nuk kemi asnjë kontakt me Barcelonën për Kounde
Drejtori i Sevillas, Monchi ka konfirmuar se nuk kanë asnjë kontakt me Barcelonën për qendërmbrojtësin Jules Kounde.
Francezi është "shënjestër" e Xavi Hernandez, sidoqoftë deri me tani nuk ka pasur kontakte mes klubeve.
"Nuk kemi asnjë kontakt me Barcelonën për Jules Kounde. Bisedimet nuk janë duke u zhvilluar".
"E kuptoj Xavin sepse Aruajo dhe Kounde bashkë do ishte mirë, por nuk ka asgjë", theksoi ai.