Drejtori i CIA-s: Putini i mbështetur për muri mund të jetë i rrezikshëm dhe i pamatur
Në një intervistë të dhënë për CBS-në, drejtori i CIA-s, Bill Burns, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të jetë “mjaft i rrezikshëm dhe i pamatur”, nëse mbështetet për muri.
“Putini duhet të jetë i shqetësuar, jo vetëm për atë që po ndodh në fushën e betejës në Ukrainë, por për atë që po ndodh në shtëpi dhe çfarë po ndodh ndërkombëtarisht", tha Burns për CBS.
Ai vuri në dukje veçanërisht se pavarësisht një premtimi nga Kina në shkurt për një "miqësi pa kufij", Pekini ka refuzuar të ofrojë mbështetjen ushtarake që Putini e ka kërkuar dhe "kontrolloi entuziazmin e tyre për zhvillimin e luftës nga Rusia".
Burns më tej tha se sfidat në rritje të Rusisë e kanë lënë Putinin me më pak opsione, duke e bërë atë potencialisht më të rrezikshëm.
“Putini i mbështetur për muri, Putini i cili e ndien kurrizin e tij pas murit, mund të jetë mjaft i rrezikshëm dhe i pamatur”, përfundoi Burns.
