Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë: Qëllimi i takimit të Nagavcit më mësimdhënësit ishin ligjëratat partiake - NACIONALE

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë: Qëllimi i takimit të Nagavcit më mësimdhënësit ishin ligjëratat partiake

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Nagavci takoi mësimdhënësit për të politizuar rreth grevës së paralajmëruar.

Ajo ka thënë se një gjë e tillë është e papranusheshme dhe se rruga e arsimit në Prishtinë nuk guxon të politizohet, aq më pak nga Ministria e Arsimit si organi më i lartë i arsimit në vend.

{Rruga përpara e arsimit në Prishtinë nuk guxon të politizohet, e aq më pak nga Ministria e Arsimit si organi më i lartë i arsimit në vend. E mirëprita takimin e sotëm të Ministres Nagavci me mësimdhënësit e Prishtinës, edhe pse vetë nuk mund të isha e pranishme. Arsimi është temë që tejkalon interesat partiake dhe duhet të bashkojë akterët lokalë dhe qendrorë për të mirën e përbashkët. Në frymën e këtij bashkëpunimi, si Drejtori e Arsimit ofruam ndihmën tonë për organizim të takimit.” – ka thënë ajo.

Musmurati, ndër të tjera, tha se diskutime të tilla me ministren duhet të bëhen për të diskutuar të ardhmen dhe jo për të mbrojtur të shkuarën apo qeverisjen e tyre të dobët.

Ajo theksoi se mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e Prishtinës tashmë janë të vetëdijshëm për statusin e arsimit dhe nuk kërkojnë ligjërata të mëtejshme.

“Më vjen keq që çdo takim që në letër ka për qëllim informimin mbi politikat e reja të Ministrisë dhe dialogun social, në realitet bëhet tubim dhe ligjerim partiak. Mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e Prishtinës e dinë gjendjen e arsimit. Nuk kanë nevojë për ligjerata dhe moralizime mbi qeverisjet e kaluara, lokale apo qendrore, sepse gjendja flet vetë. Koha është që të shohim përpara dhe të flasim për të ardhmen që duhet ta ndërtojmë së bashku. Natyrisht, për të ardhmen mund të flasin vetëm ata që kanë vizion, e jo ata që duan të arsyetojnë të kaluarën apo keq-qeverisjen e tyre. Prishtina është vendi më i mirë ku së bashku mund ta fillojmë jetësimin e këtij vizioni, dhe arsimi është tema më e duhur.” – tha Musmurati ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme