Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, Kurti: Nuk kemi të drejtë kushtetuese të iu themi “kthehuni” - NACIONALE

Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, Kurti: Nuk kemi të drejtë kushtetuese të iu themi “kthehuni”

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka komentuar çështjen e dorëheqjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve të komunitetit serbë në veri.

Në adresimin e tij në para kabinetit qeveritar, Kurti ka thënë se për këtë çështje duhet të respektohet Kushtetuta dhe ligji.

Ai ka bërë me dije se tani askush nuk ka të drejtë kushtetuese të iu thotë që të kthehen.

“Qysh atëherë e kemi thënë dhe u kemi bërë thirrje të gjithë serbëve në institucioneve: mos i braktisin ato, mos jepni dorëheqje , mos shkoni. Por, nuk kemi të drejtë të ju themi: kthejuni. Kishin të drejtë politike të ju themi: mos shkoni, por nuk kemi të drejt kushtetuese e ligjore të iu themi: kthehuni. Largimi i tyre ka qenë akti politik individual ndonëse i organizuar, por kthimi është çështje ligjore dhe kushtetuese. Nuk mund të këtë kthim që i mbivendoset kushtetueses e ligjit, veçmas kur braktisja ishte akt sabotimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka komentuar edhe mbledhjen e sotme të KGJK-së, e cila dështoi të mbahet.

“Ndërsa sot teksa prisni që edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës të vepron njësoj, kuptuam që mbledhja dështoi në mungesë kuorumi. Presim që në mbledhjen e radhës të marr epilog të atillë edhe kjo çështje”, është shprehur Kurti.

Lajme të ngjashme