Doli në bjeshkët e Dragashit për të mbledhë boronica, zhduket 26-vjeçari nga Shqipëria
Një 26-vjeçar ka rezultuar i zhdukur.
Të paktën kështu bën të ditur Policia e Kosovës, e cila ka siguruar edhe ndihmën e Policisë së Shqipërisë dhe atë të FSK-së, me synim për të gjetur qytetarin e zhdukur, i cili kishte dalë me shokët në fshatin Brod të Dragashit, por që më pas nuk u kthye në shtëpi.
“Me datat 05, 06 dhe 07 shtator operacioni është zgjeruar. Në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK–ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetarë”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Policisë.
Më poshtë edhe komunikata e plotë: