Dogana zbulon kontrabandë telefonash në Prishtinë, vlera mbi 64 mijë euro - NACIONALE

Dogana zbulon kontrabandë telefonash në Prishtinë, vlera mbi 64 mijë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të kontrabandës me telefona mobilë gjatë një kontrolli të thelluar në një biznes në Prishtinë.

Gjatë aksionit, zyrtarët doganorë kanë identifikuar një kasafortë të fshehur në bodrumin e subjektit, brenda së cilës ndodheshin 79 telefona të pa deklaruar, me një vlerë totale që kalon 64 mijë euro.

Autoritetet kanë sekuestruar pajisjet, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar përgjegjësit dhe origjinën e mallit.

Lajme të ngjashme