Dogana e Kosovës sekuestron patika të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro në rajonin e Prishtinës
Dogana e Kosovës ka realizuar një operacion në pesë lokacione të ndryshme në Rajonin e Prishtinës, në kuadër të përpjekjeve për luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve janë zbuluar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme patikash të dyshuara si produkte të falsifikuara, të cilat mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare.
Dogana ka bërë të ditur se vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara arrin në rreth 200 mijë euro.
Të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente, ndërsa pritet që të ndërmerren procedurat e mëtejshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.