“Do të doja të isha prezent” Syla ankohet se nuk u njoftua nga Gjykata e Prokuroria për seancën gjyqësore
Gazetari Valon Syla, i cili ishte cak i një sulmi ditë më parë, ku tre persona e sulmuan fizikisht, edhe pse siç e ka thënë vet është i kënaqur me punën e Policisë, për kapjen e shpejt të autorëve, tashmë kur rasti i tij është në duart e Prokurorisë e Gjykatës, Syla ka disa ankesa.
Sipas Gazetarit Syla, ai fare nuk u njoftua ditën e seancës, kur të akuzuarit për rastin e tij dolën para gjyqit. Syla tha se do të donte të ishte present aty, vetë ai, ose avokati i tij por këto informacione i mori vetëm nga mediat.
Madje Syla thekson faktin se për rastin e sulmit kundër tij, ai nuk e din as kush është prokuror i rastit e as detaje të tjera. Gjithashtu gazetari ka thënë se nuk i është dorëzuar kurëfar dokumenti as nga Prokuroria e as nga Gjykata.
Syla tregon gjithashtu se e njejta i kishte ndodhur edhe në rastin e sulmit të parë, ku sumuesi i tij ishte dënuar vetëm me 4 mijë eruo gjobë.
Postimi i plotë i Valon Sylës:
“Nuk i di saktësisht keto procedurat penale por dicka po me habit shume ne rastin e sulmit tim.
Prokuroria/prokurori, as ai kujdestar e as ai qe eshte caktu me vone, nuk me kane kontaktu ende zyrtarisht.
Prokuroria nuk me ka dhene asnje dokument rreth rastit tem, bile ende zyrtarisht nuk me kane tregu kush eshte prokuror i rastit.
Prokuroria/gjykata, trupi gjykues i procedures paraprake, nuk me kane njoftu qe eshte mbajte seance per caktimin e paraburgimit te personave te dyshuar. Nga mediat jam informu dhe kisha pase qejf me qene prezent une ose avokati im.
Ende nuk jam njoftu zyrtarisht per caktimin e paraburgimit, pra nuk e kam aktvendimin.
Une besoj në drejtësi, por nuk po me doket n'rregull keshtu.
Njejte ma kane bo edhe ne rastin e pare, kur sulmuesi u denua vetëm 4000 euro dhe pak ditë paraburgim.”