Djali i Salih Çekajt aludon se VV-ja e ftoi të bëhej kandidat për deputet: Sot po më baltosin emrin - NACIONALE

Djali i Salih Çekajt aludon se VV-ja e ftoi të bëhej kandidat për deputet: Sot po më baltosin emrin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Djali i Salih Çekajt, Hyseni, ka reaguar pas shumë kritikave lidhur me votat e tij në diasporë.

Në postimin e tij, Çekaj ka lënë të kuptohet se VV-ja e kishte ftuar të bëhej kandidat për deputet.

Postimi:

Të dashur qytetarë, vëllezër dhe motra,

Ata që dikur bënin fushatë duke përdorur emrin e babait tim, ata që kërkonin mbështetje brenda familjes tonë për të fituar votat e mërgatës, ata që e quanin Shtutgardin kryeqytet të mërgatës shqiptare, prej ku nisën Sali Çekaj me trima në luftë për Kosovën, ata që më kërkuan të isha pjesë e listës së tyre si kandidat për deputet (kërkesë që e refuzova, sepse unë kam lindur në LDK), sot janë organizuar me të gjitha mjetet për të baltosur emrin e familjes Çekaj dhe votën e mërgatës shqiptare.

Unë besoj se kemi jetë edhe jashtë politikës, edhe fytyrë; dhe mbi të gjitha dinjitet!

Vazhdojmë ballëhapur drejt kthimit të LDK-së si parti kryesore, aty ku e ka vendin!

Lajme të ngjashme