Djali i policit të plagosur nga Lushtakët: U godit uniforma e shtetit, krenohemi me babain ish-ushtar të UÇK-së
Arbinot Berisha, djali i policit Enver Berisha, që mbeti i plagosur nga familja e Nuredin Lushtakut, ka reaguar pas sulmit.
Duke u prononcuar për Gazetën Insajderi, ai ka thënë se babait i tij ka mbetur i lënduar gjersa ishte me uniformën e Policisë.
“Edhe babai im ka qenë pjesë e UÇK-së dhe është në shërbim të popullit që nga viti 97 e deri sot dhe do të jetë akoma nuk ka njerëz qe do të mund ta ndalojnë në kryrjen e detyrës për t’mirën e qytetarëve”, tha ai.
Tutje ai ka thënë se krenohet me babain e tij dhe do t’i qëndrojë prapa deri në fund për gjithçka.
“Krejt kjo ka ndodhur ne kryerje te detyres zyrtare nga disa njerz te pandergjegjshem nga disa njerz te cilet mendojn qe jan te paprekshem dhe qe ligji,rendi nuk vlejn per ta”, thai ai për Insajderi.
Për fund, ai ka paralajmëruar se do t’i shkojë deri në fund çështjes, gjithnjë në bazë të ligjeve.
“Ne nuk e njohim familjen në fjalë të cilët kanë goditur mbi uniformën e shtetit por një gjë është e sigurt se ne do të shkojmë bazë ligjeve dhe do t’i ndjekim procedurat ligjore deri në fund”, shtoi ai.

