Djali i Hysni Gucatit poston fotografi të babait të tij të plagosur gjatë kohës së luftës (FOTO) - NACIONALE

Djali i Hysni Gucatit poston fotografi të babait të tij të plagosur gjatë kohës së luftës (FOTO)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Djali i ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook të babait të tij të plagosur gjatë kohës se luftës.

Gucati tha se historia e UÇK-së nuk mund të rishkruhet dhe se ata që kanë bërë historinë e Kosovës tashmë janë në arkivat dhe librat e historisë..

“Historia e UÇK-së dhe Kosovës nuk mund të rishkruhet. Duke hulumtuar në arkivin shtetëror të Kosovës për disa dokumente gjeta këto foto të Hysit pasi ishte plagosur gjatë luftës. E falënderoj mikun tim Ibrahim Dacin i cili punon në arkiv dhe me tregoj për këto foto që gjenden në fondin e fotografive të UÇK-së dhe atë civil të vitit 1999. Ata që kanë bërë historinë e Kosovës tashmë gjenden në arkivat dhe librat e historisë. Prishtinë, 09 shtator 2022.” – ka shkruar ai në Facebook.

Postimi:

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator pas një bastisjeje në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Lajme të ngjashme