Dimal Basha del me një këshillë për Kurtin: Merr pak pushim se shumë po punon - NACIONALE

Dimal Basha del me një këshillë për Kurtin: Merr pak pushim se shumë po punon

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka gjetur kohë që edhe në emisionet sportive ta lavdërojë shefin e tij.

Teksa komentoi ndeshjet e fundit të kampionatit, Basha foli pak edhe për kryeministrin.

Madje, ai pati edhe një këshillë për të. Në momentin kur u pyet për vërejtjet e tij ndaj kryetarit të partisë, mohoi të kishte një të tillë për shefin e ekzekutivit.

"Është lider, njeri, shtetar i jashtëzakonshëm. Me thanë të drejtën nuk kam ndonjë vërejtje te ai, përveç se i kisha thënë me marrë pushim pak më shumë se punon më shumë se që duhet", tha ndër të tjerash Basha në Duelin Botëror.

Lajme të ngjashme