Dimal Basha: Pensionistët më ndalin në rrugë dhe më falenderojnë për shtesat që i ka ndarë Qeveria - NACIONALE

Dimal Basha: Pensionistët më ndalin në rrugë dhe më falenderojnë për shtesat që i ka ndarë Qeveria

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha gjatë fjalimit të tij në Kuvend po tregon për sukseset e qeverisë.

Ai duke treguar për paratë që ka ndarë qeveria për kategoritë e ndryshme, ka thënë se po t’i kishte ndarë këto para më herët qeveritë e kaluara, Qeveria do mund t’i plotësonin kërkesat e SBAShK-ut.

“Na si shoqëri e kemi problem për me fol për tema. Me fjalë tua z.Krasniqi kuptojmë që për 16 euro po mbahen peng, e s’po shkojnë në shkollë. Qeveria veç në arsim ka ofru mbi 400 asistentë. Kemi pas mësimdhënës të sëmurë që kanë viju mësim, por ata s’shkojnë ma se qeveria e ka rregullu. Kemi edhe mësues tepricë, kjo qeveri i ka nda fondet edhe për ta. 24 milion plus 50 euro prej muajit shtator. Greva po mbahet për 16 euro. Sikur aso kohe të ishin dhanë pare për mësuesit e sëmurë, tepricë na s’kishim pas sot këtë problem për grevë, edhe kishim mujtë me ia pranu kërkesat SBAShK-ut. Megjithatë 66 euro iu kanë rritë shpenzimet, qeveria ia ka dhënë 50 euro. Kjo qeveria i ka dalë në krahë çdo familje. Me pasë ma shumë ia kishim rritë ma shumë. Mu më takojnë në rrugë pensionistët e më thonë faleminderit. Me thojnë qe me pasë ma shumë e di që na kishi dhanë”, tha Dimal Basha, deputet i VV-së.

Lajme të ngjashme