Diell dhe vapë e theksuar përgjatë dy ditëve të ardhshme - NACIONALE

Diell dhe vapë e theksuar përgjatë dy ditëve të ardhshme

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Diell dhe vapë e theksuar. Kështu do të jetë moti për dy ditët e ardhshme.

Gjithnjë sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

“Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj kujdes për gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Indeksi UV do të jetë në vlerat ekstreme, prandaj siç edhe ka këshilluar IKShPK, preferohet që në intervalin kohor 10-16 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të bartim masat mbrojtëse.

Lajme të ngjashme