Diaspora solli afër 450 milionë euro në Kosovë për pesë muajt e parë të vitit - NACIONALE

Diaspora solli afër 450 milionë euro në Kosovë për pesë muajt e parë të vitit

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Afër 450 milionë euro solli në vendlindje Diaspora e Kosovës për periudhën e pesë muajve të parë.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari i Bankës Qendrore.

Sipas tij, shumica e këtyre parave vijnë nga shtete si Gjermania, Zvicra, ShBA e Austria.

Tutje bëhet e ditur se shuma është pothuajse e njëjtë me atë të vitit të kaluar, gjithmonë kur kemi parasysh periudhën gjegjëse.

“Vlera e remitencave deri në muajin maj të këtij viti, ishte 445.4 milionë euro. Kjo shumë është pothuajse e njëjtë me vlerën e tyre në të njëjtën periudhë të vitit kaluar, kur ato kishin arritur vlerën e 446.8 milionë euro. Ato kryesisht vijnë nga shtete si Gjermania, Zvicra, ShBA, Austria, etj”, theksoi zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës për RTV 21.

Lajme të ngjashme