Dialogu Kosovë – Serbi në Bruksel, tema e të pagjeturve tema kryesore e takimeve - NACIONALE

Dialogu Kosovë – Serbi në Bruksel, tema e të pagjeturve tema kryesore e takimeve

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Korrespondenti i Kohës Ditore në Bruksel, Augustin Palokaj, ka bërë të ditur se çështja e të pagjeturve ka qenë tema kryesore e takimeve të ndara që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar sot me lehtësuesin e Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, në Bruksel.

Në një lidhje direkte për emisionin “60 Minuta”, Palokaj tha se takimet janë ende në vazhdim dhe nuk dihet nëse do të ketë edhe një takim trepalësh.

Sipas tij, fillimisht është mbajtur një takim bilateral ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe Sorensenit, i cili ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, e më pas ka pasuar takimi i lehtësuesit të BE-së me përfaqësuesin e Serbisë.

Palokaj theksoi se diskutimet janë përqendruar në zbatimin e deklaratës së përbashkët për të pagjeturit, për të cilën palët ishin pajtuar në vitin 2024, por që nuk është zbatuar në praktikë.

Ai shtoi se në fokus është edhe nisja e punës së komisionit të përbashkët, ndërsa pala serbe ka paralajmëruar se do të ngrejë sërish çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajme të ngjashme