Dëshmitarët: Trumpi i shikoi trazirat në Capitol në televizor, i injoroi lutjet që të kërkonte paqe - NACIONALE

Dëshmitarët: Trumpi i shikoi trazirat në Capitol në televizor, i injoroi lutjet që të kërkonte paqe

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, disa orë e kishte shikuar në televizor sulmin e protestuesve në Capitol, duke i injoruar lutjet nga fëmijët e tij dhe këshilltarët e ngushtë që t’u bënte thirrje përkrahësve për ta ndalur dhunën, thanë të enjten dëshmitarët në një seancë të një komisioni të Kongresit.

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve e shfrytëzoi seancën e tetë dëgjimore këtë verë për t’i hetuar hollësitë e atij që anëtarët e komisionit thanë se ishte refuzim i Trump-it për të vepruar për 187 minuta mes fundit të fjalimit nxitës në një tubim, kur u bëri thirrje përkrahësve që të marshonin drejt ndërtesës së Capitol-it, dhe publikimit të një videoje përmes së cilës ai u bëri thirrje që të shkonin në shtëpi.

“Presidenti Trump u ul në tavolinën e ngrënies dhe e shikoi sulmin në televizor përderisa stafi i tij më i lartë, këshilltarët më të ngushtë dhe anëtarët e familjes iu përgjëruan që ta bënte atë që pritet nga cilido president amerikan”, tha përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Elaine Luria.

Lajme të ngjashme