Derisa Radoniqi shpallte rezultatet, burri i Haxhiut i shkruan një letër – kreu i KQZ-së ia kthen: “Po, po” - NACIONALE

Derisa Radoniqi shpallte rezultatet, burri i Haxhiut i shkruan një letër – kreu i KQZ-së ia kthen: “Po, po”

1 orë më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Mbledhja e KQZ-së u mbajt në orën 11:00, gjatë së cilës u zhvillua edhe një komunikim interesant mes kryetarit të këtij institucioni, Kreshnik Radoniqit, dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqit.

Teksa Radoniqi po prezantonte rezultatet përfundimtare, Krasniqi i dorëzoi një letër me një mesazh. Pasi e lexoi, kryetari i KQZ-së reagoi shkurt, duke iu kthyer me fjalët: “Po, po, po.”

Nuk dihet se çfarë përmbante mesazhi apo për çfarë bëhej fjalë në këtë komunikim, i cili u kap nga kamerat dhe mund të ndiqet në videon më poshtë.

Lajme të ngjashme