Derisa ne drejtohemi nga politikanët frikacak, Maqedonia e Veriut arriti suksesin historik falë politikanëve
Valon Syla nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar shqiptarët e Maqedonisë Veriore. Në vazhdim Syla vlerësoi pozitivisht rolin e politikanëve në Maqedoni Veriore.
"Urime shqipatrëve dhe miqve në Maqedoni Veriore. Politikanët atje nuk ju frikësuan popullizmit, por morrën guximin dhe vendosën me besim dhe bindje drejt integrimeve në BE", shkroi Syla.
Më tutje ai ishte kritik për gjendjen në Kosovë dhe drejtimin që politikanët po i ofrojnë në këtë kohë.
"Te na në Kosovë po rrezitemi me kopalla dhe bazena. Tash si risi është që po e shohim Albin Kurtin tu i çpërtheju nja 2 pulla ma shumë të këmishës me kallxu që ka marrë ngjyrë. Por, kjo s'do ti mbajë gjatë...", vazhdoi Syla.
Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë: