Deputetja Musliu-Shoshi kërkon në KiE “raport të veçantë” rreth sulmit terrorist në Banjskë - NACIONALE

Deputetja Musliu-Shoshi kërkon në KiE “raport të veçantë” rreth sulmit terrorist në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi i është drejtuar me pyetje e kërkesë Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić, rreth sulmit paraushtarak në Banjskë të Zveçanit, në atë që ajo ngjarje “alarmante” kërkon raport të veçantë të zbardhjes së aktit në tërësi.

“Sulmi terrorist më 24 shtator në Banjskë është një zhvillim alarmues jo vetëm ndaj paqes së brishtë mes Kosovës dhe Serbisë por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë...A konsideroni se është e rëndësishme për PACE-in dhe KiE-në që të hedhin dritë dhe të ofrojnë transparencë të plotë rreth kësaj ngjarje?”, tha Musliu Shohi.

Ndërkaq Pejčinović Burić u shpreh se “mendoj se në këto kohëra pasigurie jo që vetëm e mbështesim stabilitetin rajonal, në Ballkanin Perëndimor gjithsesi, mendoj se çfarëdo që mund të bëhet të sigurohet ajo është e mirëseardhur”.

Lajme të ngjashme