Deputetja Kearns pyet kryeministrin britanik për lobimin që t'i zgjatet mandati KFOR-it në Kosovë, nuk merr përgjigje
Deputetja britanike Alicia Kearns ka pyetur kryeministrin e vendit të saj, Rishi Sunak, edhe në lidhje me çështjen e veriut të Kosovës.
Pyetja e saj konkrete ishte në lidhje me lobimin e mundshëm për zgjatjen e mandatit të KFOR-it në Kosovë.
Megjithëse kryeministri Sunak u shpreh “veçanërisht i shqetësuar” megjithatë nuk dha një përgjigje konkrete.
“Jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës të cilën ju e njihni... dhe dënoj sulmet e paprovokuara të protestuesve kundër personelit të KFOR-it. Sekretari i Punëve të Jashtme veçse i ka thënë kryeministrit të Kosovës dhe të Serbisë që liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për të parandaluar dhunën e mëtejme,” – u shpreh ai në këtë përgjigje.
"Pikëpamja jonë është që duhet gjetur rrugën për t'u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja,"
Deputetja Kearns në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar duhet t’i bashkohet EUFOR-it në Bosnje dhe të zgjas mandatin e KFOR-it në Kosovë.
“Mbrojtja nuk është eskalim,” – ka shkruar ajo.
Postimi:
The UK should re-join EUFOR and extend KFOR's mandate in Kosovo.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) July 9, 2023
We are in the era of Deterrence Diplomacy, the time to defend stability is now.
Defence is not an escalation. pic.twitter.com/EhVjCay9XB