Deputeti suedez me origjinë nga Kosova: Dy deputetë shqiptarë në Suedi do të thotë shumë - NACIONALE

Deputeti suedez me origjinë nga Kosova: Dy deputetë shqiptarë në Suedi do të thotë shumë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Adnan Dibrani, i cili ka fituar për herë të katërt mandatin e deputetit në Parlamentin e Suedisë, ka falënderuar votuesin për besimin.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se zgjedhja e tij si deputet dhe e Aida Birinxhiku, një vajzë e re me orgjinë nga Kosova, do të thotë shumë për gjithë shqiptarët.

Shqiptarët në Suedi në përgjithësi i kanë punët mirë dhe nuk varet diçka nga zgjedhja e jonë si deputetë. Tjetër gjë është se unë dhe Aida mund të tregohemi në politikë të suksesshëm dhe kjo do të jetë mirë edhe për ta, sepse tregon se shqiptarët janë të zot në të gjitha fushat. Shqiptarët këtu nuk kanë diçka që mund të varen prej meje, Aidës apo dikujt tjetër në politikë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme