Deputeti i VV-së, Fatos Geci: Mjaft me spekulime, i kam shkruar vetë fjalët për Thaçin - NACIONALE

Deputeti i VV-së, Fatos Geci: Mjaft me spekulime, i kam shkruar vetë fjalët për Thaçin

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka thënë se i ka shkruar vetë deklaratat në lidhje me presidentin Hashim Thaçi.

Ai në një postim në Facebook, u shpreh:

“Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”.

Ndryshe, në seancën e së martës, Geci në Kuvendin e Kosovës uroi që presidenti të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat.” – tha ai.

Lajme të ngjashme