Deputeti i PDK-së publikon pamjet e tjera: Fletëvotimi pa vulë në Mitrovicë
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka publikuar pamje të tjera të dyshimeve për dallavere në Mitrovicë.
Aty shihet fletëvotimi pa vulë.
Postimi:
Keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar.
Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit.
Aq shumë fletë pa vulë, me numra të çrregullt serikë, saqë këtu nuk bëhet fjalë për një grusht fletëvotimesh.
Këtu bëhet fjalë për dengje fletëvotimesh që kanë qenë në duart e njerëzve të VV-së përpara se të fillonte procesi zgjedhor.
Në video shihet një fletëvotim pa vulë!