Deputeti i LDK-së flet për mundësinë e rikthimit të Osmanit: Nëse e do aq shumë LDK-në, le të sakrifikon pak - NACIONALE

Deputeti i LDK-së flet për mundësinë e rikthimit të Osmanit: Nëse e do aq shumë LDK-në, le të sakrifikon pak

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për mundësinë e rikthimit të Vjosa Osmanit në LDK-së.

Ai ka thënë se në këtë parti ka vend edhe të paren e vendit.

“Duhet thënë diçka: në LDK ka përfunduar një cikël zgjedhor. LDK është një strukturë e zgjedhur në një konventë prej 8 mijë vetëve. Tash, se kush ku e sheh të ardhmen e vet, edhe në aspektin dëshiror e edhe në fuqinë politike, vjen koha dhe mundemi me qenë pjesë e çdo mandati udhëheqës brenda LDK-së”, ka thënë ai në emisionin DPT te Fidani.

Ai ka thënë se nëse Osmani e do LDK-në, atëherë duhet të bëj pak sakrificë.

Sipas tij, ajo duhet të lë pozitën e presidentes dhe të rikthehet në LDK.

“Në pjesën e brendshme të LDK-së, (mundësia) është pas katër vitesh, por për të qenë anëtar, mund të jetë nesër. Nuk mund të ketë kushte (për anëtarësim) sepse ne jemi parti e hapur. Nuk kemi kushte, sepse kushdo që e përqafon programin e LDK-së, mundet me garu, edhe me zgjedh e edhe me u zgjedhë. Nëse (Osmani) e do aq shumë LDK-në, duhet pak sakrificë, le ta lëshojë nesër pozitën e presidentes, pastaj vjen. Kjo nuk është ofertë, por është sakrificë për të”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme