Deputet Gola pasi mori “JO” nga mësimdhënësit: Kurti u tregon se nuk shkon ashtu siç janë mësuar - NACIONALE

Deputet Gola pasi mori “JO” nga mësimdhënësit: Kurti u tregon se nuk shkon ashtu siç janë mësuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola po pretendon se sindikalistët do të pranojnë edhe 60 euro, vetëm që ta shtyjnë Qeverinë që të lëvizë nga pozicioni i saj.

Gola në T7, pas takimit që pati me SBASHK-un, ka thënë se nuk është çështje e parave, por “e thyerjes së mendjes”.

“Sindikata është duke kërku vetëm një lëvizje prej 50 euroshit, ndoshta pranon edhe 60 euro. Po spekuloj, po them, se nuk di asgjë. Ndoshta kishte mjaftu. Nuk është më çështje e parave, është çështje e thyerjes së mendjes. Jo pse kanë të drejtë në kërkesat e tyre”, ka thënë ai.

Sipas depuetit të LVV-së, kryeministri dëshiron të tregojë, se situata nuk është më ashtu “siç janë mësuar”.

“Ata po duan me dëshmu që kjo rrugë, që është trasu tash e sa vite, kjo është rruga e drejtë. Në anë tjetër e kemi një kryeminsitër të majtë, i cili po do me tregu, më falni kështu jeni mësu, por nuk do të shkojë më kështu”, ka thënë ai.

Gola tutje ka pretenduar se Qeveria ka plotësuar shumicën e kërkesës së sindikatave, përveç asaj për rritje të pagës për 100 euro.

Vlen të theksohet, se më shumë se 600 mësimdhënës i thanë “JO” sot propozimit të Golës, që greva të zëvendësohet me mosvendosje të notave.

Lajme të ngjashme