Deputet Bajqinovci flirton me "Fake News-in", pretendon se sot pati 170 lajme kundër Albin Kurtit
Përkundër se kryeministri po vazhdon të qëndrojë në Japoni, deputeti Mefail Bajqinovci nuk ka nguruar që t'i dalë në mbrojtje atij, pikërisht tani kur nga brenda VV-së ka filluar një "luftë" mes disa deputetëve se kush do të bëhet më i afërt me të parin e partisë.
Por, jo vetëm kaq. Bajqinovci ka shpërndarë edhe një "Fake News". Duke mos konfirmuar asgjë, ai pretendon se vetëm sot në mediat tona kishte rreth 170 lajme kundër Albin Kurtit.
Madje, ai provoi të tregohej edhe kreativ, duke thënë se ky numër lajmesh nuk është i keq për një ditë me shi.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
