Denoncon Kusari: Transparenca e Kuvendit të Kosovës është zvogëluar dukshëm në legjistraturen aktuale - NACIONALE

Denoncon Kusari: Transparenca e Kuvendit të Kosovës është zvogëluar dukshëm në legjistraturen aktuale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juristja e mediave, Flutra Kusari ka “denoncuar” Kuvendin e Kosovës, me anë të një statusi në Facebook, duke vën në pahë, zvogëlimin e transpareces së Kuvendit në këtë legjistraturë.

Kusari këtë e ka arsyetuar sidomos me mos-transmetimin e Komisioneve Parlamentare, live në Facebook, të cilat sipas Kusarit janë shumë të rëndësishme.

Kusari thekson se në vend të transmetimit direkt, komisionet po mjaftohen me deklarata boshe, ku informimi i drejt është i cunguar.

Statusi i plotë i Flutura Kusarit:

Le te jete e qarte: transparenca e Kuvendit te Kosoves eshte zvogeluar dukshem ne legjislaturen aktuale.

Mbledhjet e komisioneve, qe jane teper te rendesishme per te pare performancen e deputeteve dhe partive politike, nuk transmetohen me live ne Facebook sic ka ndodhur me heret.

Ndalimi i transmetimit na ka cenu te drejten qe t'i ndjekim diskutimet ne komisione. Tash duhet te mjaftohemi me disa komunikata te thata qe nuk thone kurgjo (shihni faqen e Kuvendit per t'u bindur).

Transmetimi na pat mundesu qe live ose kurdo qe kemi pase kohe me i kqyre mbledhjet, me i analizu, me i citu deklaratat e deputeteve, me reagu etj. Tash duhet me u shetite portal ne portal per me pase nje pasqyre te plote te zhvillimeve ne nje komision. That's not OK!

Mbledhjet e komisioneve duhet te transmetohen live ASAP. Kur krijohet nje precedent pozitiv ne transparence, sic ka qene rasti me Kuvendin tone, nuk duhet te kthehemi prapa. Kjo eshte regres ne transparence.

Ne qesi raste, te pakten opozita duhet me u aktivizu e jo me flejte ne gjume ose me u marre me sene absolutisht koti.

Lajme të ngjashme