Dënohet me gjashtë muaj burgim mërgimtari që e kanosi deputeten Ganimete Musliu
Mërgimtari Driton Maloku është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Aktgjykimi u shpall sot nga gjyqtari Driton Berisha, raporton Betimi për Drejtësi.
Gjykatësi Berisha tha se dënimi me burgim ndaj Malokut, mund të zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro, me pëlqim të të akuzuarit.
Dënimi me burgim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.