​Dënohet me dy vjet burgim e 15 mijë euro gjobë, serbi që sulmoi ushtarët e KFOR-it dhe Policinë në veri - NACIONALE

​Dënohet me dy vjet burgim e 15 mijë euro gjobë, serbi që sulmoi ushtarët e KFOR-it dhe Policinë në veri

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore e Prishtine e ka dënuar me dy vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë serbin Sllobodan Radenkoviq.

Ky i fundit kishte sulmuar ushtarët e KFOR-it në maj të vitit 2023 pranë objektit të Komunës së Zveçanit, gjatë tensioneve të ngritura pas zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë.

Gjyqtarja, Medije Bytyqi tha se pas arritjes dhe aprovimit të marrëveshjes në mes të dyja palëve Sllobodan Radenkoviq shpallet fajtor për të dyja veprat penale qe e ngarkon aktakuza.

“Sllobodan Radenkoviq është fajtor për shkak të veprës penale në bashkëkryerje, sulm ndaj personit zyrtar, si dhe veprës penale në bashkëkryerje, pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm…Për pikën një të këtij aktgjykimi, dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite burgim, duke iu llogaritur koha e kaluar në paraburgim, nga data 14.01.2026 e tutje. Për pikën dy të aktgjykimit, dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj burgim, ndërsa në bazë të nenit 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me pëlqimin e të pandehurit, dënimin me burgim prej gjashtë muajsh e zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 15,000 euro. Kurse në bazë të nenit 76, paragrafi 2, nënparagrafi 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e gjykon me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej dy vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 14.01.2026 e tutje, dhe dënim me gjobë në shumën prej 15,000 euro”, tha ajo.

Lajme të ngjashme