Dënohet me 10 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë për shpëlarje parash ish-gjyqtari Kolë Puka - NACIONALE

Dënohet me 10 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë për shpëlarje parash ish-gjyqtari Kolë Puka

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë, siç raporton Betimi për Drejtësi, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-gjyqtarit Kolë Puka, me dënim prej 10 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë.

Gjyqtari Puka akuzohej për shpëlarje parash dhe aktgjykimi ndaj tij u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini.

Sipas raportimit të Betimit për Drejtësi, “sipas aktgjykimit, lidhur me pikën e parë të dispozitivit, i akuzuari dënohet me gjobë prej 1 mijë euro dhe dënim me burgim prej 6 muajsh.Kurse, për pikën e dytë të dispozitivit, i akuzuari Puka dënohet me gjobë prej 1 mijë euro dhe 6 muaj burgim.

Të njëjtit, i shqiptohet dënim unik prej 10 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë.Po ashtu, të akuzuarit Puka iu shqiptua edhe dënim plotësues, pra i konfiskohet shtëpia me shënime si në certifikatën e lëshuar në Prishtinë, më 18 janar 2008. I njëjti detyrohet t’i paguajë shpenzimet procedural në shumën prej 100 euro dhe 50 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit. Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2014, i akuzuari Kolë Puka është marrë me aktivitet kriminal nga viti 2002-2009, duke keqpërdorur pozitën e gjyqtarit pranë Gjykatës Komunale në Klinë, në atë mënyrë që gjatë aktivitetit kriminal ka përfituar mjete financiare në shuma milionëshe.”, thuhet tutje në raport.

Lajme të ngjashme