Dënimi i “Calit” nga Apeli i Speciales, Klinaku: “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos” - NACIONALE

Dënimi i “Calit” nga Apeli i Speciales, Klinaku: “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në Hagë, e cila ka dënuar Salih Mustafën, ish-eprorin e UÇK-së, me 22 vjet burg.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një foto të “Calit” dhe një thënë të tij për Gjykatën Speciale.

“‘Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos’”, ka shkruar Klinaku.

Gjykata e Apelit në Hagë sot ka dënuar Salih Mustafën me 22 vjet burg, duke ia ulur dënimit me 4 vjet nga dënimi i shkallës së parë.

Të gjitha ankesat e Salih Mustafës janë refuzuar, përveç faktit se trupi gjykues, sipas Apelit, ka tejkaluar kompetencat në lartësinë e dënimit.

Kjo duke mos marrë parasysh dënimet në Kosovë që kanë qenë për krime lufte. Andaj, bazuar në këtë, Apeli i ka ulur 4 vjet.

Në shkallën e parë, Mustafa ishtë dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Cali u dënua me 26 vjet dënim unik.

Lajme të ngjashme