Demolli kritikon Kurtin dhe Muratin: Bilanci tregtar i Kosovës po përkeqësohet drastikisht - NACIONALE

Demolli kritikon Kurtin dhe Muratin: Bilanci tregtar i Kosovës po përkeqësohet drastikisht

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazmed Demolli, analist, ka komentuar zhvillimet ekonomike në Kosovë. Më saktësisht, Demolli ka dhënë një interpretim në lidhje me bilancin tregtar të Kosovës në profilin e tij në X.

Sipas tij, ky bilanc po përkeqësohet drastikisht. Tutje, Demolli ka ironizuar, duke thënë se Albin Kurti, kryeministër, dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, duken të kënaqur me rritjen e të ardhurave nga importi.

“Bilanci Tregtar i Kosovës po përkeqësohet drastikisht. Albin kurti dhe HekuranMurati duket të kënaqen me rritjen e të ardhurave nga dogana dhe TVSH nga importi.

Kjo zhvendosje në strukturën e tregut tregon se prodhuesit vendorë po ballafaqohen me sfida të mëdha dhe me pasoja.” – shkroi ai në rrjetin social “X”.

Lajme të ngjashme