‘Demokraci Plus’ kërkon anulimin e tenderit prej 480 mijë euro, të shpallur nga ministria e Fitore Pacollit - NACIONALE

‘Demokraci Plus’ kërkon anulimin e tenderit prej 480 mijë euro, të shpallur nga ministria e Fitore Pacollit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Demokraci Plus (D+), ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), e cila udhëhiqet nga ministrja në detyrë, që të anulohet tenderi i shpallur me vlerë 480,000 euro.

Në reagimin e tyre kërkohet anulimi i tenderit prej 480 mijë eurosh të MMPH-së për 20 ekspertë me kontrata mbi vepër.

Shpallja e këtij tenderi është bërë në kundërshtim me Ligjin për Administratën Publike, ndërsa është bazuar në një rregullore e cila është shfuqizuar në vitin 2022.

Për këtë tender ka raportuar edhe Gazeta "Nacionale”.

Reagimi i Demokraci Plus (D+)

D+ kërkon anulimin e tenderit 480 mijë euro të MMPH-së për 20 ekspertë me kontrata mbi vepër

Demokraci Plus (D+) kërkon nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) anulimin e procedurës së prokurimit në vlerë prej 480,000 euro, e cila parasheh angazhimin e 20 ekspertëve përmes Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (MShV), apo “kontrata mbi vepër”.

D+ vlerëson se këto pozita, me angazhim deri në 24 muaj dhe me orar të plotë pune (40 orë në javë), janë funksione të rregullta në administratën publike dhe duhet të mbulohen përmes rekrutimit të rregullt sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë, e jo përmes MShV-ve.

Po ashtu, D+ i bën thirrje Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik / PPRC që të ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar keqpërdorimin e këtyre kontratave dhe për të siguruar zbatim të drejtë të legjislacionit të prokurimit publik./Nacionale

Lajme të ngjashme