Deliu pas ofendimeve të kryeshefit të TrainKos ndaj Musiut: VV po normalizon dhe instalon këtë mentalitet në pozita publike - NACIONALE

Deliu pas ofendimeve të kryeshefit të TrainKos ndaj Musiut: VV po normalizon dhe instalon këtë mentalitet në pozita publike

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas ofendimeve që kryeshefi i Trainkos, Agron Statovci, ia bëri deputetes Ganimete Musiu.

Deliu në një shkrim në rrjetin social Facebook ka thënë se ky nuk është rasti i izoluar, pasi është mentaliteti i Lëvizjes Vetëvendosje që e ka normalizuar dhe instaluar nëpër pozita publike.

“Dhe më e keqja është se kjo nuk duket më si rast i izoluar. Është mentaliteti që VV po e normalizon dhe po e instalon nëpër pozita publike: njerëz të papërgatitur, me gjuhë primitive dhe pa integritet institucional, që shpërblehen me poste vetëm pse janë të përshtatshëm politikisht.

Merreni me mend: njerëz me këtë mentalitet janë vendosur në institucione publike dhe mbajnë pozita drejtuese”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme