Deliu: Në garën për atdhedashuri, Agron Haradinaj ishte gjithmonë dy hapa para nesh - NACIONALE

Deliu: Në garën për atdhedashuri, Agron Haradinaj ishte gjithmonë dy hapa para nesh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të Nasim Haradinaj, Agronit.

Deliu-Kodra ka shkruar se në garën për atdhedashuri, Agroni ishte gjithmonë dy hapa para atyre.

“Në garën për atdhedashuri, Agron Haradinaj ishte gjithmonë dy hapa para nesh, ishte gjithmonë i parakohshëm! Me 16 vjet u bë i burgosuri politik më moshën më të re në Evropë. U rreshtua në UÇK po ndër të parët! Dhe tani, shumë para kohe na la! I përjetshëm kujtimi për Agronin! Ngushëllime familjës së Nasim Haradinajt, që dhanë kaq shumë për këtë vend!” – ka shkruar Deliu – Kodra në Facebook.

Lajme të ngjashme