Deliu-Kodra, Surroit: Demonstratat e '81-tës janë të shkruara me sakrificën e një brezi që zgjodhi burgun para nënshtrimit - NACIONALE

Deliu-Kodra, Surroit: Demonstratat e '81-tës janë të shkruara me sakrificën e një brezi që zgjodhi burgun para nënshtrimit

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar publicistit Veton Surroi, i cili ka thënë se protestat e vitit 1981 nuk kishin arsyeje të organizoheshin.

Ajo ka bërë me dije demonstratat e vitit 1981 janë të shkruara me sakrificën e një brezi që zgjodhi burgun para nënshtrimit.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se po të mos kishte pasur arsye atëherë, nuk do të kishte pasur as rrugën që e solli Kosovën deri te liria.

“Demonstratat e vitit 1981 janë të shkruara me sakrificën e një brezi që zgjodhi burgun para nënshtrimit. Po të mos kishte pasur arsye atëherë, nuk do të kishim pasur as rrugën që e solli Kosovën deri te liria. Disa e lexojnë historinë. Të tjerët e kanë paguar atë me jetën e tyre”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Lajme të ngjashme