Deklarohet edhe një deputet i VV-së: Kur ta shoh përmbajtjen, vendosi për votën rreth projekt-kodit civil - NACIONALE

Deklarohet edhe një deputet i VV-së: Kur ta shoh përmbajtjen, vendosi për votën rreth projekt-kodit civil

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Alban Bajrami, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar paralajmërimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth dërgimit të projekt-kodit civil në Kuvend.

Në një përgjigje për Nacionalen, z.Bajrami ka thënë se ende nuk e ka parë përmbajtjen e projektligjit.

Ende nuk e kam pa përmbajtjen e projektligjit pasi të vijë në Komisionin për Legjislacion do vendos për votën.”, tha ai për Nacionalen.

Ndryshe, deputeti Eman Rrahman ka paralajmëruar votim kundër nëse përsëri projekt-kodi civil parasheh bashkësitë civile të seksit të njëjtë.

Përmbajtja e njëjtë, vota e njëjtë”, ishte përgjigjja e shkurtër e z.Rrahmani, i cili herën e parë kishte votuar kundër.

Në anën tjetër, zonja Haxhiu tha se shpreson që projekt-kodi civil të kalojë kësaj radhe në Kuvend.

Besoj që shumë shpejt e procedojmë në Kuvendin e Kosovës dhe kësaj radhe do të kalojë në Kuvend, për faktin se është dokument i rëndësishëm. Gjatë kësaj kohe kemi pasur takime me grupin parlamentar, qeveria jonë dhe grupi parlamentar angazhohen për avancimin e të drejtave të njeriut. Duke e pasur parasysh rëndësinë e Kodit Civil, besojmë se do të miratohet në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Haxhiu pas mbledhjes së Qeverisë.

Lajme të ngjashme