Defekt në ujësjellës në Prishtinë, mbetet pa ujë një pjesë e lagjes “Arbëria”
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se për shkak të një prishjeje të paplanifikuar në rrjetin e ujësjellësit një pjese e lagjes “Arbëria” ka mbetur pa ujë.
Në njoftim është bërë me dije se cilat pjesë do te kenë problem me ujë.
Sipas njoftimit, defekti ka ndodhur në rrugën "Gjergj Balshaj", në gypin furnizues që shtrihet nga rruga "Mitrovica" deri te Ambasada Amerikane.
“Ju njoftojmë se për shkak të një prishjeje të paplanifikuar në rrugën "Gjergj Balshaj" në gypin furnizues që kalon nga rruga Mitrovica deri te Ambasada Amerikane, aktualisht pa furnizim me ujë kanë mbetur Grupi Te Mini Maxi dhe Ambasada Amerikane. Defekti ka ndodhur sot në mëngjes dhe ekipet tona janë në terren duke punuar për sanimin e defektit”, është thënë në njoftim.