Debati për çmimet - Analisti thotë se në vendet komuniste ndërhyn shteti, reagon deputetja Statovci
Goxha i theksuar ka qenë debati në Rubikon mes Ilir Ibrahimit, ish-kreut të OAEK-ut, dhe deputetes Statovci.
Teksa diskutonin për rritjen e çmimeve dhe ndërhyrjen e shtetit si rregullator, Ibrahimi tha se kjo është anti-kushtetuese.
Sipas tij, vetëm në vende komuniste ndërhyn shteti në caktim të çmimeve.
Statovci reagoi duke thënë se nuk duhet ekzagjëruar aq shumë, pra deri në atë masë.
"Vetëm në vendet komuniste ndërhyn shteti", tha Ibrahimi.
"Mos ta ekzagjerojmë aq shumë tash", iu kundërpërgjigj deputetja e Kuvendit të Kosovës.
