Dallaveret me bamirësi, reagon shoqata "Bereqeti": Po keqpërdoret emri ynë, kujdes!
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka bërë të ditur se disa qytetarë janë ra pre e mashtrimeve, duke blerë produkte të ndryshme me çmim më të lartë me arsyetimin për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike.
Tutje, në njoftimin e Shoqatës bamirëse thuhet se “bazuar në raportimet e medieve në Kosovë, shoqata dhe individ të tillë po keqpërdorin emrin e “Bereqetit” e cila funksionon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, për çka si shoqatë nuk kemi asnjë njohuri për dhe as nuk kemi bashkëpunuar asnjëherë. “Bereqeti” ka koordinatorët e saj në gjithë Kosovë në secilën komunë, ku veç tjerash mund të orientoheni edhe përmes imamëve të xhamive”
Bereqeti ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes më mënyrën sesi tentojnë të ndihmojnë të tjerët.
Reagimi i plotë:
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, me shqetësim të madh po përcjell disa prej lajmeve të fundit ku qytetarë të shumtë janë mashtruar duke blerë produkte të ndryshme me çmim më të lartë me arsyetimin për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike.
Mes tjerash, bazuar në raportimet e medieve në Kosovë, shoqata dhe individ të tillë po keqpërdorin emrin e “Bereqetit” e cila funksionon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, për çka si shoqatë nuk kemi asnjë njohuri për dhe as nuk kemi bashkëpunuar asnjëherë. “Bereqeti” ka koordinatorët e saj në gjithë Kosovë në secilën komunë, ku veç tjerash mund të orientoheni edhe përmes imamëve të xhamive.
“Bereqeti” në vazhdimësi ka bërë thirrje dhe vazhdon të bëjë thirrje që të keni kujdes me pasurinë tuaj dhe mënyrë sesi tentoni të ndihmoni të tjerët.
Ju lutem për kujdes të shtuar që të mos bini pre e mashtrimeve të tilla.
Mënyra më e mirë dhe e sigurtë për të ndihmuar të tjerët është “Bereqeti”
Drejtoria e Bereqetit