Daçiq me deklaratë skandaloze: Kurti është terrorist dhe seperatist, Vuçiqi ka të drejtë - NACIONALE

Daçiq me deklaratë skandaloze: Kurti është terrorist dhe seperatist, Vuçiqi ka të drejtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë, e ka mbështetur presidentin e tij, Aleksandër Vuçiq, në lidhje me deklaratat për kryeminsitrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurti është një terrorist, duke përmendur edhe UÇKA-në. Tutje, Daçiq ka thënë se Vuçiqi ka të drejtë, transmeton Danas.

“Ai është terrorist sepse, nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, i gjithë ai formacion është separatist dhe terrorist”, theksoi Daçiq.

“Ai është faktori kryesor i kërcënimit rajonin tonë. Tani ai i futi serbët e tij në qeveri për të realizuar qëllimet e mëdha shqiptare”, vazhdoi deklaratën e tij Daçiq.

Lajme të ngjashme